

Rreth Xhojs
_edited.png)
Specialitete
Planifikimi i shëndetshëm i gatimit / vaktit
Dieta dhe Detoksifikimi
Fitnes & Yoga
Meditim
Historia Ime
Historia qe kam vendosur te ndaj me ju, fillon jo me larg se 2 vite e gjysem me pare, kur une vendosa te filloj rrugetimin tim drejt nje stili jetese te shendetshem. Per te deshiruar kete jo domosdoshmerisht duhet te jesh i orientuar drejt veseve, por mbase ende nuk je i ndergjegjshem per potencialin tend kur e jeton jeten duke aplikuar keto vlera ne perditshmerine. Pikerisht per t'jua sjelle ne vemendje sesa e rendesishme eshte kujdesja dhe mirembajtja e fizikut tuaj per te jetuar nje jete ku trupi,shpirti dhe mendja jane ne harmoni te plote me veten dhe natyren, vendosa te krijoj kete portal.
"Health Zone 17" eshte krijuar per te ndihmuar njerezit te permiresojne jeten e tyre, duke i ndergjegjesuar keshtu per te bere zgjedhje me te mira. Ajo përfaqëson një këndvështrim të bukur të faktit se mënyra sesi ne trajtojmë trupin tonë ndikon në të gjitha aspektet e jetes. Për kete arsye, ju ftoj të bashkoheni me mua në këtë projekt ku do te mesoni të krijoni jo vetem zakone të mira në vend të atyre të këqija, por dhe te ndjeheni mire me lekuren tuaj. Behu i lezetshëm, duke qene i shendetshem!




