top of page

Health Zone 

Pse po konsumojme ushqim shume me teper se perpara?

Sinqerisht, e keni pyetur ndonjëherë veten pse kemi tendencen për të ngrënë gjithnjë e më shumë gjatë viteve?

Cfare po perpiqemi te ushqejme, urine apo obsesionin qe na semuri logjiken?
Ndërsa të gjithë jemi shkaktare dhe  marrim pjesë në epideminë amerikane të obezitetit, pothuajse të gjithë sot janë më të rëndë se sa homologët e tyre 40 vjet më parë. Pse?
Në aspektin e pare, përgjigjja është e lehtë: Ne peshojme me teper sepse po konsumojme me shume.
Ndërkohë qe ekspertët dhe shkencëtarët po testojnë teorinë "Hani më pak për të jetuar më gjatë". A është e mundur të jetoni nje jete të mirë më gjatë duke ngrënë

 më pak? Ithtarët e një regjimi të rreptë dietik të quajtur kufizim i kalorive (CR) pretendojnë se ky stil jetese  mund të zgjasë jetën tuaj dhe të parandalojë sëmundjet që lidhen me plakjen. Dieta konsiston në ngrënien e një diete shume te ulet ne kalori, por të ekuilibruar nga ana ushqimore që plotëson 100% të nevojave për vitamina, minerale, proteina dhe yndyrna thelbësore. Por a mund një stil i tillë jetese, i cili kerkon një ndryshim dramatik në menyren e te ngrenurit për shumicën e amerikanëve,te jete "burimi i rinisë" që pretendojnë ndjekësit e tij?
Sidoqofte e konfirmoni ose jo këtë teori, faktet janë se zgjedhjet që kemi bërë gjatë dekadave të fundit nuk po na kane sjelle ndonje dobi te madhe.

Atëherë, pse po hamë shumë më shumë kalori sesa dikur?

Disa ekspertë deshmojne se ne po konsumojme me shume sepse jemi kaq të varur nga yndyra dhe sheqeri sa nuk mund ta ndalojmë veten se ngrenuri  kur ushqimet permbajen këta ingrediente joshës dhe të shijshëm. Për të kuptuar më mirë pse po hamë më shumë sot, duhet të merrni parasysh se si truri ynë kontrollon dëshirën tonë për ushqim.

Por çfarë ndodh nëse nuk marrim kontrollin mbi vete dhe vazhdojmë të ushqejmë dëshirat tona?
Ngrenia e lëndëve ushqyese të ndryshme, të tilla si yndyrnat dhe sheqernat, normalisht prodhon efekte të ndryshme në fiziologjinë, trurin dhe sjelljen e individit. Kur këto lëndë ushqyese konsumohen në formën e mbi-ngrenies, kjo mund të çlirojë sasi te tepruara DA, e cila shkakton ndryshime që janë të krahasueshme me efektet e ilaçeve të abuzimit.
Megjithëse sjellja e ngrënies së tepërt shoqërohet tradicionalisht me çrregullime ne te  ngrëne gje e cila eshte me e përhapur në Shtetet e Bashkuara përmes shfaqjes së saj në larmi të popullatave klinike dhe joklinike. Ngrenia e ushqimit te tepruar ka qenë i lidhur me obezitetin, prej te cilit aktualisht vuan 33% e popullatës së rritur amerikane dhe gjithashtu mund të jetë një faktor i shtimit të yndyrës trupore tek fëmijët. Ushqimi i tepruar shoqërohet gjithashtu me rritjen e frekuencës së luhatjes së peshës trupore, depresionin, ankthin dhe abuzimin e substancave. 

Tani le të kthehemi përsëri mesiper dhe të shtrojme edhe njehere të njëjtën pyetje,
Çfarë po përpiqemi të ushqejmë?
Unë e shoh këte fenomen si një problem te sjelljes më shumë sesa një çrregullim i të ngrënit edhe pse njera padiskutim afekton tjetren. Njerëzit nuk pranojnë të marrin kontrollin mbi veprimet e tyre dhe ia atribuojnë dështimin shkaqeve të jashtme. Por edhe pse na pëlqen kaq shumë të justifikojmë vetveten, kjo nuk e parandalon dëmin që po i shkaktojmë trupit tonë që në shumicën e rasteve përfundon në dëme të pariparueshme. Mbani parasysh se nuk do t'i shihni menjëherë pasojat e veprimeve tuaja, por do ti  duhen vetëm gjashtë muaj për të ndryshuar funksionet e trupit tuaj dhe për të dobësuar sistemin  imunitar.

xoxo17.

bottom of page