
Health Zone
Të besoni se nuk ju pëlqejne perimet sepse nuk kanë shije të mirë po ju bën demton me shume sesa kishit menduar.
Para së gjithash ...
1. Shija mund të ndryshojë me moshën:
Ndërsa plakemi, perceptoret tane të shijes jo vetëm që zvogëlohen në numër, por edhe ndryshojnë në funksion. 10,000 sythat e shijes me të cilët kemi lindur fillojnë të ulen ndërsa kalojmë moshën e mesme. Perceptoret e shijes qe mbeten gjithashtu përjetojnë një rënie në madhësi dhe ndjeshmëri, gjë që mund t'ju bëjë të perceptoni një shije në një mënyrë tjetër.
2. Ndryshimet ne stilin e jeteses mund të ndikojnë në perceptimin e shijes.
Lidhur nga pervoja ime personale, kalimi nga ngrënia e mishit 4 ditë në javë për të ndjekur një stil jetese vegjetariane / peskatariane, pati një ndikim të madh në ndryshimin e shijes time. Çuditërisht ushqime te cilat nuk i preferoja(* Sushi në rastin tim *) më magjepsen me shijen kur i provova pasi kisha bere ndryshimet ne sjellje. Nga momenti qe u bera e vetëdijshme për këtë fakt, fillova të eksperimentoja me ingrediente të ndryshëm që kisha patur qasje të ngjashme në të kaluarën dhe nuk ishte për t'u habitur që shija ishte aq e mire. Pra, nëse po kërkoni të gërmoni më shumë në perime dhe t'i shijoni ato, mbani parasysh sasine e konsumit te mishit.
3 .. Kombinojini!
Argëtohuni dhe eksploroni
Kur flasim për shije, menjehere zë vend gatimi. Shija ka të bëjë me kombinimin e përbërësve dhe aromave për të arritur rezultate të ndryshme. Perimet nuk do t’ju lënë atë ndjesine e këndshme që merrni nga ngrënia e ushqimit të shpejtë, nese nuk merrni mundimin ta gatuani. Mua personalisht me pëlqen ta shikoj nga kjo perspektivë;
Ju keni një shije shumë unike që duhet zbuluar. Praktikisht është puna juaj të zbuloni se çfarë ju bën të ndiheni mirë.
Pra, mos u bëni dembel në kuzhinë, jini kreativë dhe ndjehuni autentik, sepse askush nuk mund ta pergatise nje recete siç bëni ju :).
Ne fund te dites, vetja dhe stomaku do t'ju jene shume mirenjohes.
xoxo 17.